
Me mbërritjen e Sergio Conceicaos në ‘’ San Siro ‘’ Milani do të nisë një tjetër etapë.
Portugezi do të ketë një detyrë të vështirë për ti rikthyer kuqezinjtë aty ku e meritojnë, i cili tashmë ka bërë me dije objektivat.
Flitet për tre lojtarë të cilët po bëjnë mirë në ekipet e tyre respektive, si Federico Chiesa, Otavio dhe Joshua Zirkzee.
Për sa i përket italianit duhet thënë se situata për të tek Liverpooli vijon e ndërlikuar dhe ndoshta shumë shpejt dyert e largimit nga ‘’ Anfield Road ‘’ do të hapen.
Nëse i referohemi Serisë A, ja vlen për tu ritheksuar se sulmuesi pati një rendiment të shkëlqyer në të kaluarën, fillimisht tek Fiorentina e më pas tek Juventusi dhe flitet se mund të bëhet pjesë e ‘’ Djallit ‘’ me anë të një huazimi.
Një tjetër element që pëlqehet nga numri një i stolit është Otavio, i cili aktivizohet në rradhët e Al- Nassr.

Flitet se braziliani mund të huazohet tek shtatë herë fituesit e Champions Leagues me opsionin e blerjes përfundimtare të kartonit.
Gjithashtu Joshua Zirkzee vijon të jetë pjesë e listës së Milanit.
Ishi i Bolognas mbron ngjyrat e Manchester United po zhvillon sezonin e parë në ‘’ Old Trafford ‘’.
Kapaciteti në metrat e fundit e bën natyrisht një lojtar të preferuar nga ekipet e elitës, i cili po kërkon me shumë protagonizëm dhe nën drejtimin e ish mesfushorit të Interit mund të ketë mundësinë për të shpalosur potencialin në fushën e lojës.
Milani momentalisht renditet jashtë Europës, një fakt sigurisht shqetësues për një ekip të këtyre niveleve dhe në fazën më vendimtare të sezonit do të synohet medoemos rikuperimi i terrenit të humbur në kompeticionet pjesëmarrëse.



