F1/ Mercedes dominon në Bahrein, Bottas fiton “pole position” duke lënë pas Hamilton dhe Fettel

F1/ Mercedes dominon në Bahrein, Bottas fiton “pole position” duke lënë pas Hamilton dhe Fettel

Makina Mercedes do të niset përsëri e para në çmimin e madh të Bahreint, por kësaj here nuk është makina e Hamilton por ajo e shokut të skuadrës, Valtteri Bottas.

Piloti finlandez ka qenë më i shpejti sot në provat zyrtare që u zhvilluan në pistën e Sakhir, duke marrë “pole position”. në kohën 1’28”776, duke lënë pas shokun e skuadrës Lewis Hamilton, i cili u befasua nga kjo kohë e Bottas.

Kjo tregon forcën e dy makinave Mercedes të cilat për të tretën garë me radhë do të nisen nga vija e parë e startit, ndërsa në vendin e tretë pas tyre u rendit piloti gjerman i Ferrarit, Sebastian Vettel, që nuk arriti të ishte aq i shpejtë sa në provat e lira, duke lëshuar vijën e parë të startit.

Kjo është hera e parë për Bottas që merr “pole position” në karrierën e tij, duke befasuar të gjithë me paraqitjen e bërë sot në pistë. Këtë herë, dominimi Mercedes-Ferrari u thye nga Daniel Ricciardo, që me makinën Red Bull zuri vendin e katërt, duke lënë pas Kimi Raikkonen (i pesti) me njëvendëshen tjetër Ferrari.

 Në vendin e gjashtë u rendit Max Verstappen (Red Bull) e pas tij Nico Hulkenberg (Renault), Felipe Massa (Williams), Romain Grossjean (Haas) dhe Joleyn Palmer (Renault).

Gara nesër do të nisë në orën 17:00 dhe zhvillohet me drita.
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy