
Antonio Candreva ka vendosur të largohet nga Sampdoria dhe do të vazhdojë karrierën në një tjetër skuadër të Serie A.
Sipas raportimeve të fundit nga Italia, thuhet se mesfushori 35-vjeçar, ka arritur marrëveshjen për tu transferuar te Salernitana.
Lojtari ka dhënë miratimin e tij dhe do të firmosë kontratë 1-vjeçare me mundësi rinovimi edhe për dy sezone të tjera, në rast se Salernitana siguron mbijetesën.
Candreva ka një ka karrierë të pasur, teksa ka luajtur me shumë skuadra italiane, si Juventusi, Lazio, Inter, Udinese, Parma dhe Cesena.



