Inter, në garë për Nico Williams

Inter, në garë për Nico Williams

  Gjatë merkatos së verës pa diskutim Nico Williams do të jetë një ndër protagonistët.

Sulmuesi është shëndërruar në një referent tek Athletic Bilbao dhe Spanja, për të cilin lista e pretendentëve po zgjerohet me kalimin e kohës. 

Pas Manchester United dhe drejtuesit e Interit tashmë ja kanë hapur dyert e ‘’ Giusseppe Meazzas ‘’ kampionit në fuqi të Europës me ‘’ La Furia Rojan ‘’ i cili gjatë karrierës i ka qëndruar besnik vaskëve. 

Traineri i zikaltërve Cristian Chivu e vlerëson për teknikën, mënyrën se si e interpeton lojën, i cili gjithashtu konsiderohet tejet i rrezikshëm në metrat e fundit dhe shumë i shpejtë.

 23 vjeçari po zhvillon sezonin e gjashtë në ‘’ San Mames ‘’ i cili mund të ndërrojë ekip në fundin e tij. 

Duhet theksuar se presidenti i gjigandëve të Italisë dhe jo vetëm Giuseppe Marotta ka deklaruar se është i gatshëm ta paguajë klauzolën prej 100 milionë eurosh, shifër që i korrespondon prishjes së kontratës me spanjollët. 

Ky hap tregon se ekipi nga Milano e ka marrë shumë seriozisht këtë çështje duke qenë se flitet për një ndër më të mirët në kontinentin e vjetër në pozicionin ku aktiviziohet. 

Gjithashtu është menduar një kontratë e cila do ta shëndërronte ndër më të paguarit në ekip duke marrë parasysh performancat e deritanishme. 

Në sezonin aktual lojtari nga Pamplona ka kontribuar me 4 gola dhe 3 asiste në 26 sfida të cilat kanë rikonfirmuar cilësitë e padiskutueshme në ofensivë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy