Kur je 19 vjec e gjysmë dhe një skuadrër e tërë i ka shpresat te ty për të shënuar dhe ti ia shpërblen duke shënuar 2 herë, atëherë ky është tregues se je i përzgjedhur nga lart. Po flasim për Erling Haland, sulmuesi i Borussia Dortmund që tashmë është kthyer në hero. Në më pak se 10 minuta, sulmuesi suedez shënoi 2 gola në fitoren 2-1 të Dortmund ndaj PSG, në ndeshjen e parë të vlefshme për fazën e 1/8. Në një ndeshje ku pjesa e parë i pati rastet me pikatore, pjesa e dytë ishte komplet tjetër gjë. Pas rasteve të shumta, Haland shënoi golin e avantazhit në minutën e 69, pasi u ndodh në vendin e duhur dhe momentin e duhur. Neymar barazoi vetëm pak minuta më vonë. Por Haland shënoi edhe të dytin, njëkohësisht të 10 në 7 ndeshje të Champions duke bërë të shpërthejë festa në Uestfalen stadion.Një gëzim i ligjshëm që djaloshi e shpreh në këtë mënyrë:
“E di që duhet ende të përmirësohem, pasi edhe sot u pa qartë. Duhet të vazhdoj të përmirësohem. Asnjëherë nuk është mjaftueshëm, por jam mirë në kompeticione të mëdha dhe më duhet akoma të punoj. Përsa i përket golit të dytë, nuk u mendova gjatë, por thjesht shijova momentin”.
Në ndeshjen tjetër, kampionët në fuqi të Livepoll u mundën 1-0 në transfertën e Vanda Metropolitano kundër Atletiko Madrid, duke e komplikuar disi sfidën e kthimit. Goli vendimtar u shënua që në minutën e 4 nga Saul dhe më pas Colchoneros ia dolën të frenojnë kundërshtarin që nuk mundën dot të krijonin raste. Por për trajnerin Jurgen Klopp, ndeshja e kthimit do të jetë një tjetër histori.
"Atletiko ka qenë gjithmonë një skuadër e vështirë për t'u ndeshur. Ata mbrohen mirë dhe luajnë zemër në çdo top. Por gara e kthimit do të jetë komplet tjetër gjë. Me kalimin e ditëve do ta përgatisim më mirë ndeshjen. Përpara publikut tonë do të japim maksimumin, prandaj jam i qetë".



