Milani  nuk dorëzohet për yllin e Club Brugges

Milani nuk dorëzohet për yllin e Club Brugges

 Merkatoja vijon e vrullshme për të gjitha ekipet por sigurisht fokusin më të madh e marrin ato të elitës . Milani i Stefano Piolit në kohët e fundit po has vështirësi për arritjen e një objektivi .

Flitet për mesfushorin e Club Brugges  Charles de Ketelaere për të cilin sipas informacioneve të medias belge ‘ HLN ‘ negociatat janë paralizuar duke krijuar një lloj barriere për kuqezinjtë .

Kërkesa prej 35 milionë eurosh është konsideruar e ekzagjeruar nga drejtuesit e  ‘’ Djallit ‘’ , të cilët janë të gatshëm të ofrojne deri në 32  për gjigandin nga  Bryzh.

21 vjeçari arriti shumë shpejt të tregojë vlerat tek Club Brugge dhe gjatë sezonit të shkuar spikati me 18  gola dhe 10 asiste duke përfshirë të gjitha kompeticionet ku belgët morën pjesë .

Gjithsesi një kalim i mundshëm në ‘’ San Siro ‘’ do të ishte një hap tejet i suksesshëm për Charles de Ketelaere dhe kampionët në fuqi të Scudettos shpresojnë në arritjen e një marrëveshje për faktin se në sezonin e ri i pret një sfidë shumë e ashpër , fillimisht për mbrojtjen e titullit dhe më pas pretendimit për të shtuar sukseset në vitrinën e tejmbushur me të tillë.  

Duke qenë se është një ekip elite pa harruar peripecitë e viteve të fundit , Milani mbetet një shans që s’duhet humbur sidomos për talentë të këtij niveli sepse një transferim i mundshëm përkthehet në mbrojtjen e ngjyrave të një ndër ekipeve më të famshëm të historisë së futbollit .

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy