Sterling dëshiron largimin

Sterling dëshiron largimin

 

 Qëndrimi më shumë jashtë sesa brenda fushe  po e nevrikos sulmuesin Raheem Sterling i cili nuk e shikon të ardhmen tek Manchester City .

Anglezi nuk ka arritur ta bindë Pep Guardiolan dhe përballë kësaj situate kritike ka vendosur të kërkojë largimin nga ‘’ Etihad Stadium ‘’ për të mos humbur më kohë .

Eksperienca e gjatë me bardhekaltërit i ka dhënë me kohë impaktet pavarësisht se aktualisht përbëhen nga një organikë tepër cilësore dhe natyrisht duhet të bëhen shkurtime për të shtuar efektivitetin gjatë sezonit .  

Sipas ‘ Daily Express ‘ për  26 vjeçarin prapa dere qëndron fort Barcelona e cila tanimë me Xavi Hernandez në stol  dëshiron pasurimin e  organikës  .

Me largimin nga Liverpooli në 2015-tën , ekstremit nga Kingston i ka ndryshuar për mirë karriera  dhe deri më sot ka arritur 116 gola dhe 80 asiste  në 316 ndeshje me Manchester City-n . Por megjithatë të jesh përballë Pep Guardiolas do të thotë një sakrificë më vete sepse është një trainer që kërkon perfeksionimin ditë pas dite dhe si duket periudha e Raheem Sterling në Manchester po mbaron .

Një fakt që e fuqizon këtë parashikim është se sezoni aktual është i pari në të cilin në fillimin e tij Raheem Sterling aktivizohet kaq pak minuta , saktësisht  376 në 9 ndeshje  duke u shëndërruar në një të padëshiruar për trainerin katalan.

 Dështimi  i tij është riparuar menjëherë me kërkesën e ‘’ Los Cules ‘’ për ta transferuar në ‘’ Camp Nou ‘’ sepse Xavi Hernandez ka sjellë një tjetër frymë tek skuadra e zemrës .

41 vjeçari do të mundohet të  vërë në dispozicion të kuq e bluve  eksperiencën  4 vjeçare në Katar  dhe mënyra e lojës së Raheem Sterling është një aspekt që kërkon ta shfrytëzojë për të ndryshuar gjëndjen tek spanjollët . 

Shpejtësia dhe teknika e ishi-t të ‘’ The Redsave ‘’ mbeten dy elementë favorizues që mund ti shërbejnë ofensivës për të qenë më e zhdërvjellët dhe e rrezikshme përpara portës .

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy