
Reshjet e dëborës ditën sotme, kanë bërë që dy ndeshje të shtyhen në Kategorinë e Parë, për herë të dytë.
Pasi nuk u luajtën në fundjavë për shkak se dëbora kishte mbuluar fushën, dy ndeshjet, Korabi-Tomori dhe Pogradeci-Butrinti të planifikuara për t’u zhvilluar nesër, janë shtyrë sërish.
Shkak është bërë përsëri dëbora dhe tashmë ndeshjet do të luhen në një datë tjetër, e cila ende nuk është vendosur.



