Lukaku: Interi më nxori nga telashet, por doja me çdo kusht Chelsea-n

Lukaku: Interi më nxori nga telashet, por doja me çdo kusht Chelsea-n

Romelu Lukaku është rikthyer të flasë për largimin e tij nga Interi dhe kalimin te Chelsea. Sulmuesi belg është shprehur se e kuptoi se Chelsea e donte dhe për këtë arsye kërkoi me çdo kusht kalimin aty, ndonëse thotë se i është mirënjohës Interit që e nxori nga telashet.

"Kur Chelsea ofroi 110 milionë euro plus kartonin e Zappacostas, ishte oferta e tyre e tretë, kuptova që gjërat ishin bërë serioze dhe me mendje nuk isha më në Milano. Interi e kishte refuzuar edhe këtë ofertë dhe unë u detyrova të shkoja të flisja me Simone Inzaghin në zyrën e tij në mënyrë që palët të gjenin një akord. Edhe pse me trup isha ende në Appiano Gentile me mendje isha që atëherë te Chelsea.

Interi më nxori nga telashet në një moment jo të mirë për mua dhe për këtë do t’u jem gjithmonë mirënjohës, Interin mund ta lija vetëm për Chelsea-n”, u shpreh Lukaku.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy