Opsionet e Milanit për ofensivën

Opsionet e Milanit për ofensivën

  Largimi i Olivier Giroud në fundin e sezonit nga ‘’ San Siro ‘’ është pasuar me tratativat e drejtuesve për ti gjetur zëvëndësuesin ideal.

Francezi ka rezultuar tejet i rëndësishëm në skemat e Stefano Piolit por mosha bën të vetën dhe me 37 vite mbi supe nuk garanton shumë për të ardhmen.

Kuqezinjë kanë filluar të analizojnë të tjera alternativa dhe lista tashmë përbëhet nga katër lojtarë.

Joshua Zirkzee, Viktor Gyokeres, Santiago Gimenez dhe Benjamin Sesko kanë fituar terren, njëri prej të cilëve mund të veshë bluzën e shtatë herë kampionëve të Champions Leagues gjatë merkatos së verës.

Nëse i referohemi sllovenit, duhet theksuar se klauzola e prishjes së kontratës nuk është fikse, e cila në kohët e fundit ka shënuar rritje nga 50 deri në 65 milionë euro, lajm i bërë me dije gazetari i ‘ Sky Sports Deutchland ‘ Philipp Hinze.

Një tjetër aspekt i rëndësishëm është se tek një ekip si ‘’ Djalli ‘’ kërkesa e llogarisë është shumë e madhe, duke qenë se pretendohet suksesi në çdo sezon, si në Itali ashtu edhe në Europë.

Gjatë eksperiencës në  Milano ishi i Arsenalit deri më tani numëron 129 sfida dhe 48 gola, i cili ka fituar edhe një kampionat me këtë skuadër .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy