UEFA zyrtarizon ndryshimet, hiqet faza e grupeve me katër skuadra

UEFA zyrtarizon ndryshimet, hiqet faza e grupeve me katër skuadra

Duke filluar nga sezoni 2024-2025, tre kompeticionet europiane më të rëndësishme, Champions League, Europa League dhe Conference League, do të pësojnë ndryshime.

Më Ligën e Kampioneve, numri i skuadrave do të rritet nga 32 në 36. Gjithashtu do të hiqet edhe faza e grupeve, e cila do të zëvendësohet me një Ligë, ku secili ekip do të luajë nga 8 ndeshje, 4 jashtë dhe 4 në shtëpi.

Në fund të kësaj, 8 skuadrat e para do të kualifikohen automatikisht në fazën me eliminim direkt, ndërsa skuadrat nga vendi i 9-të deri në vendin e 24-t, do të luajnë në një “play off”, për t’u kualifikuar më pas në 16 më të mirat.

Ndryshime të ngjashme të formatit do të aplikohen edhe në Europa League (8 ndeshje në fazën e ligës) dhe UEFA Europa Conference League (6 ndeshje në fazën e ligës) dhe të dyja do të përfshijnë gjithashtu 36 ekipe.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy