Manchester United pro largimit të Ronaldos

Manchester United pro largimit të Ronaldos

Pavarësisht insistimit të Erik Ten Hag për qëndrimin e Cristiano Ronaldos në ‘’ Old Trafford ‘’, portugezi ende nuk po mundë të shfaqë potencialin në fushën e lojës.

Sipas ‘ BBC ‘ disa nga drejtuesit e klubit ende nuk janë bindur edhe pse sulmuesi ka shkëlqyer gjatë fazës parapërgatitore në Tailandë dhe Australi por gjithçka ka ndryshuar me shpejtësi duke e vënë në pikpyetje vijimësinë në ‘’ Pallatin e Endërrave ‘’ .

Megjithatë sipas disa mediave prestigjoze , ishi i Sporting Lisbonës nuk e ka shmangur largimin nga Manchesteri dhe një fakt që e ka përforcuar këtë ide është se në ditët e fundit ka preferuar të darkojë i vetëm në Carrington, i cili reflekton qartazi se situata vijon të jetë shqetësuese për golashënuesin.

Këtyre episodeve i janë shtuar edhe disfatat kundër Brightonit dhe Brentfordit dhe duke njohur Cristiano Ronaldon , kurrsesi s’mund ta pranojë këtë realitet të hidhur që po përjetojnë anglezët .

Edhe pse  kontrata me 20 herë kampionët e Premier Leagues merr fund në 2023-shin , pesë herë fituesi i ‘’ Topit të Artë ‘’ është i bindur për fillimin e një eksperience të re dhe duket se  drejtuesit e ‘’ The Red Devilsave ‘’ e kanë kuptuar se po ta stërzgjasin këtë histori do ta dëmtonin më tepër të ardhmen e 37 vjeçarit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy