
Egnatia ka realizuar një arritje historike. Rrogozhinasit, u kualifikuan në finalen e Kupës së Shqipërisë, për herë të parë në histori të klubit.
Pas barazimit 1-1 në ndeshjen e parë ndaj Vllaznisë, në atë të kthimit skuadra e drejtuar nga Edlir Tetova, triumfoi minimalisht.
Një gol i shënuar nga Jackson në minutën e 90-të, i dha fitoren dhe suksesin historik Egnatias.
Në finale rrogozhinasit do të përballet me fituesin e çiftit Teuta-Tirana, me kryeqytetasit që ndeshjen e parë e fituan 3-0.



