
Mungesa e akordit për rinovimin e kontratës ndërmjet Franck Kessie dhe Milanit është shëndërruar në një mundësi për skuadrat e njohura në Europë për marrjen e shërbimeve të mesfushorit nga Bregu i Fildishtë . Një ndër to është Tottenham Hotspuri që e ka vlerësuar kontributin e 24 vjeçarit tek kuqezinjtë dhe do të luftojë me çdo mjet deri në ditën e fundit të merkatos për ta transferuar në ‘’ White Hart Lane ‘’.
Sezoni i kaluar rezultoi i shkëlqyer për ishi-n e Atalantës sepse u aktivizua në 50 ndeshje në të cilat regjistroi 14 gola dhe 6 asiste duke ndihmuar shumë për klasifikimin e italianëve në Uefa Champions League .
‘’ Gjelat e Londrës ‘’ vijojnë të analizojnë të ardhmen e bomberit Harry Kane për të cilin interesohet me ngulm Manchester City dhe në rast se britaniku do të kishte fatin e largimit për në ‘’ Etihad Stadium ‘’ kryeqytetasit do të dispononin shumën e mjaftueshme për të tentuar transferimin e këtij lojtari .
Luzitani ka mbetur i mahnitur nga loja e Franck Kessie por duhet pritur përgjjigjja e kuqezinjve sepse duhet patur parasysh se konsiderohet i domosdoshëm për skemat e Stefano Piolit .



