
Venezia ka ndalur në barazim Empolin, në ndeshjen e vlefshme për javën e 22-të në Serie A.
Empoli ku sot u aktivizuan 3 shqiptarë, Bajrami, Ismajli dhe Asllani, kaloi në avantazh në minutën e 26-të me Zurkowski.
Megjithatë Venezia barazoi shifrat në minutën e 73-të me Okereke. Nani ishte menjëherë protagonist në debutim për Venezian, pasi u fut në minutën e 72-të nga stoli dhe 1 minutë më vonë dha asistin për golin e barazimit.
Empoli mbetet në vendin e 11-të me 19 pikë, ndërsa Venezia renditet në vendin e 17-të me 18 pikë.
Ndërkohë në ndeshjen e zhvilluar më herët, Verona mposhti 4-2 Sassuolon. Barak ishte heroi i veronezëve, pasi shënoi 3 gola për ekipin e tij.



