Benzema afër rinovimit me Real Madridin

Benzema afër rinovimit me Real Madridin

Ecuria e mrekullueshme e Karim Benzema tek Real Madridi  sigurisht ka impresionuar drejtuesit , të cilët janë bindur për ti rinovuar kontratën francezit.

Prezenca e golashënuesit i jep shumë avantazhe spanjollëve në majën e sulmit dhe sipas gazetarit Nicolo Schira ‘’ Galaktikët ‘’ janë afër firmosjes deri në 2024-tën.

Sipas të famshmes ‘ Bernabeu Digital ‘ , drejtuesit  e kryeqytetasve ja kanë lënë zgjedhjen ishi-t të Lyonit por gjithashtu preferojnë ta kenë asin nën mëngë dhe nuk e përjashtojnë gjetjen e zëvëndësuesit të mundshëm në një të ardhme të afërt, nëse 35 vjeçari do ta finalizojë eksperiencën në gjigandin ‘’ Santiago Bernabeu ‘’.

Interesi nga Arabia Saudite pavarësisht se do të ishte një aventurë e re për Karim Benzema, të cilit mund ti bashkohen edhe Luka Modric apo Sergio Ramos duket se nuk e ka bindur  sepse i ashtuquajturi ‘’ El Gato ‘’ preferon të vijojë në kontinentin e vjetër  pasi ‘’ Los Blancos ‘’  i dhanë shansin për të fituar ‘’ Topin e Artë ‘’ .

Kështu si kanë vijuar ngjarjet , rinovimi me fituesit në fuqi të Champions Leagues do të ishte vendimi më korrekt , ekip pretendent në çdo sezon për fitimin e titujve të rëndësishëm , në Spanjë dhe Europë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy