Supersfidë për Michael Kayode

Supersfidë për Michael Kayode

  Siç ka ndodhur në çdo merkato edhe aktualen pritet supersfida ndërmjet klubeve më të rëndësishëm të kontinentit të vjetër.

Michael Kayode është shëndërruar në një ndër më të spikaturit në prapavijë referuar Premier Leagues, i cili mbron ngjyrat e Brentfordit. 

21 vjeçari po impresionon në sezonin e dytë me anglezët, për të cilin sipas ‘ TEAMtalk ‘ do të luftojnë Manchester City, Bayern Muncheni, Juventus, Inter, Tottenhami dhe Newcastle. 

Natyrisht lista e pretendentëve demostron se bëhet fjalë për një lojtar tejet cilësor dhe drejtuesit e Brentfordit kanë deklaruar paraprakisht se do të tentojnë të përfitojnë maksimalisht me largimin e Michael Kayodes. 

Duhet theksuar se ish- i i Fiorentinës ka përfaqësuar edhe kombëtaren ‘’ Azurre ‘’ në kategoritë inferiore, e ardhmja e të cilit mund të ndryshojë shumë shpejt.

 Do të jetë një betejë titanësh dhe duhet thënë se në këtë rang përfshihet edhe klubi më i pasur në botë momentalisht Newcastle United.

 Michael Kayode në sezonin aktual numëron 22 sfida gjatë të cilave ka demostruar profesionalizëm, siguri dhe e ka bërë krenar trainerin Keith Andrews.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy