Trajneri i Vllaznisë, Thomas Brdaric, duke folur para mediave, në prag të sfidës me Tiranën, tha se mendon vetëm për ndeshjen e nesërme dhe jo se çfarë do të ndodhë në maj. Në fjalët e tij, Brdaric u shpreh se te Vllaznia janë të uritur për pikë, ndërsa shtoi se të gjithë ekipet e dinë se e kanë të vështirë kur përballen me shkodranët.
Për mua s’është vendimtare ajo që do ndodh në maj. Tema e ditës është ajo që do ndodhë nesër kundër Tiranës. Secili trajner bën planet e ndeshjes, Tirana ka arsye për të qenë e qetë duke marrë parasysh diferencën që ka në renditje. Me secilin ekip që luajmë, e dinë që kundër nesh do jetë e vështirë. Ne jemi të uritur për të marrë pikë.
Për mua nuk kishte rëndësi se me kë do ndesheshim në Kupë, janë skuadra të forta në këtë fazë. Duhet të eliminojmë një ekip të fortë si Partizani për të shkuar në finale. Do jenë dy ndeshje shumë të forta.
Çoba është një nga lojtarët e rinj, i cili ka eksperiencë dhe mua më pëlqen qasja e tij, është i disiplinuar. I uroj fat jo vetëm për nesër por edhe në karrierë.



