
Duket se peripecitë e Kepa Arrizabalagas në ‘’ Stamford Bridge ‘’ do të marrin fund shumë shpejt .
Spanjolli prej një kohe të gjatë ndiqet nga Napoli dhe sipas Gianluca Di Marzios ‘ Il Partenopei ‘’ janë shumë afër huazimit të gardianit në ‘’ Diego Armando Maradona ‘’.
Bardhekaltërit gjithmonë e kanë konsideruar afrimin e një portieri cilësor pa anashkaluar dhe pozicionet ku kanë çaluar me qëllimin e ndryshimit të historisë në Italia dhe në Uefa Champions League .
Gjithmonë Napoli është konsideruar një rival tejet i vështirë por mungesa e titujve mbetet një fakt shqetësues dhe kësaj historie do të mundohet ti vihet pika duke filluar nga sezoni vijues.
27 vjeçari do të provojë veten tek Napoli për të harruar njëkohësisht edhe periudhën e vështirë në Londër gjatë të cilës nuk mundi të mposhtë Edouard Mendy-n dhe fatkeqësisht u preferua si zëvëndësues nga Thomas Tucheli.
Kepa Arrizabalaga do të shëndërrohet në blerjen e shtatë të Napolit pas Leo Ostigard, Khvicha Kvarastskhelia, Mathias Olivera, Andre Zambo Anguisa dhe Kim Min Jae.
Në vijimësi nuk përjashtohen edhe lëvizje të tjera si përshembull largimi i Fabian Ruiz i cili prej shumë vitesh pretendohet nga Real Madridi dhe Barcelona .
Kepa Arrizabalaga do të shijojë eksperiencën e parë në Serinë A dhe të tretën ndër kampionatët e elitës , tek një rival i cili gjithmonë ia ka sjellë në majë të hundës ekipeve të rëndësishme por që ende nuk i ka arritur objektivat .



