
Barcelona luan një ndeshje shumë të rëndësishme më 8 dhjetor, teksa sfidon në “Allianz Arena”, Bayern Munich. Katalanasve i duhet fitorja me çdo kusht, për të siguruar kalimin e fazës së grupeve.
Një ndihmë e madhe për spanjollët vjen edhe nga qeveria gjermane. Këta të fundit, duke parë rritjen e rasteve me Covid-19 në Bavari, kanë vendosur që të mbyllet stadiumi dhe të mos lejohet prezenca e tifozëve, pasi rrezikohet që numri i të infektuarve te jetë edhe më i madh.
Kështu ndeshja e 8 dhjetorit do të luhet pa tifozë dhe me dyer të mbyllura, diçka që mund t’i vijë në ndihmë Barcelonës, për të tentuar një rezultat pozitiv.



