Egnatia në Europë, Tetova: Kam dhënë miratimin për afrimin e një sulmuesi

Egnatia në Europë, Tetova: Kam dhënë miratimin për afrimin e një sulmuesi

Trajneri i Egnatias, Edlir Tetova, në emisionin “Skaner” në MCN TV, deklaroi se klubi ka bërë afrime, për pozicionet ku ka pasur largime. Tetova deklaroi se pritet të afrohet një sulmues, për të cilin ai vetë e ka dhënë miratimin. Në lidhje me ndeshjen në Europë, ndaj Ararat, tekniku i rrogozhinasve, tha se është munduar të studiojë trajnerin, pasi kundërshtari ka pësuar ndryshime të shumta. “Deri tani gjërat kanë shkuar shumë mirë. Çdo gjë deri tani ka ecur shumë mirë. Kemi luajtur dy ndeshje miqësore, që na kanë dhënë sinjale pozitive. Kemi pasur largime, aty kemi pasur edhe afrime. Jemi në tratativa me një sulmues, unë kam dhënë miratimin, por asgjë nuk është finalizuar. Kryesore nga ana ime, ishte që të ruhej grupi, të paktën për këto dy ndeshje. Më pas mund të ketë largime dhe afrime të tjera. Kemi oferta për sulmuesit tanë. Do shikojmë lëvizjet dhe më pas do të japim përgjigje më konkrete. Ka oferta për katër lojtarët e sulmit. E kemi studiuar kundërshtarin, megjithëse në ditët e fundit, kanë pasur shumë ndryshime. Jam fokusuar më shumë te pjesa e trajnerit kundërshtar.”, u shpreh Tetova.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy