
Pritjes te Milani për portierin Mike Maignan, duket se po i vjen fundi.
Francezi vuan dëmtimin prej pesë muajsh, duke u kthyer një problem serioz për kuqezinjtë, porta e të cilëve ka qenë e pasigurt nga forma jo e mirë e Tatarusanu.
Megjithatë sipas asaj që raportojnë mediat italiane, Maignan ka lënë pas krahëve dëmtimin dhe po përgatitet për rikthimin.
Lojtari pritet të grumbullohet në fundjavë ndaj Atalantës, ku me shumë mundësi do të jetë në stol. Portieri francez do të luajë ndaj Fiorentinës pas një javë, para ndeshjes me Tottenham, në Champions League.



