Atletico Madridi në sulm për Mandava

Atletico Madridi në sulm për Mandava

Situata në të cilën ndodhet Atletico Madridi është tejet kritike dhe koha e mbetur në merkato konsiderohet një finale për ‘’ Los Colchoneros ‘’ .

Të eleminuar nga Kupa e Mbretit  dhe 16 pikë larg  Real Madridit në Primera Division nuk mund të bëhet gjë tjetër veçse të shtohet këmbngulja për transferimet .

Me një grup lojtarësh ndër më të mirët në qarkullim me emra si  Rodrigo De Paul , Antoine Griezmann etj , ‘’ El Cholos ‘’ i janë vështirësuar planet duke i treguar se futbolli gjithmonë është i paparashikueshëm .

Megjithatë argjentinasi i ka lëvizur gurët për ti thënë stop kësaj situate dhe ka shprehur interesin për  Reinaldo Mandava . Si pak herë më parë , mbrojtja e ‘’ Los Rojiblancos ‘’ ka çaluar ,  fakt që u konfirmua ndaj Real Sociedadit  në mesjavë duke i lënë me gisht në gojë kryeqytetasit që s’mundën të avancojnë për më tej .

Ky episod tingëllon shumë i çuditshëm sepse ndër vite Atletico Madridi është shquar për një prapavijë solide por futbolli ka gjithmonë në përmbajtje surpriza dhe kampionët në fuqi të La Ligas po e vuajnë këtë fakt.  

Qëndërmbrojtësi nga Mozambiku ka rezultuar një lojtar shumë efikas tek  Lille  dhe duke qenë se e finalizon kontratën me ‘’ Les Dogues ‘’ në fundin e këtij sezoni , Atletico Madridi nuk mendon ta humbë këtë shans dhe t’ia hapë dyert e ‘’ Wanda Metropolitanos ‘’.

 Për arsye të  kaosit tek madrilenët , drejtuesit respektivë do të tentojnë t’ia rrëmbejnë Reinaldo Mandavan Lilles në ditët e mbetura të merkatos për të mos e përkeqësuar situatën në mbrojtje , pikërisht aty ku nxënësve të Diego Simeones nuk i falen gabimet .

Ja vlen të përmendet  se diferencat ndërmjet skuadrave në çdo kompeticion sa vinë e po ngushtohen falë goditjeve cilësore dhe gjetjes së taktikave të duhura të trainerëve respektivë në funksion të kundërshtarëve .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy