
Dueli Rusi-Egjipt i hapi rrugë ndeshjeve të dyta në fazën e grupeve të Kupës së Botës “Rusi 2018”, me ekipin vendas që bëhet skuadra e parë që pret një biletë për në fazën e 1/16-ave në kompeticionin më të rëndësishëm të futbollit.
Në takimin e dytë të Grupit A, vendasin e kthyen në festë ndeshjen kundër Egjiptit, duke i mposhtur këta të fundit me rezultatin 3-1 dhe siguruar kalimin grupit megjithëse në skudrën kundërshtare ishte kthyer të luajë nga minuta e parë ylli Mohamed Salah, i cili nuk luante që nga lëndimi me Real Madridin, në finale të Champions League.
Pjesa e parë edhe pse ishte e shpejtë dhe me aksione nuk sjelli gola. Të dy skuadrat kishin nga një rast të mirë në pjesën e parë. Trezeguet i Egjiptit u fut në zonë mes lojtarëve rus, gjuajti, por afër portës. Rusia u kundërpërgjigj me Aleksandr Samedov që gjuan bukur.
Por fraksioni i dytë ishte një "festival" golash dhe zhbllokimi i takimit erdhi vetëm pak sekondat nga kthimi i skuadrave në fushë. Ishte një top i devijuar në mënyrë të çuditshme nga kapiteni i "faraonëve" që mori një trajektore që nuk u prit aspak nga portieri El Shanawy, duke i dhënë avantazhin rusëve.
Egjipti nuk kishte më çfarë të humbiste dhe filloi të sulmojë, por kjo i kushtoi pasi mori dy gola brenda katër minutave.
Të besuarit e Stanislav Cherchesov shënuan me golashënuesin më të mirë të kompeticionit Denis Cheryshev që dyfishoi shifrat në minute e 59 të takimit.
Nuk vonoi shumë dhe në minutën 62-të Artem Dzyuba arriti të shënojë një gol të bukur nga brenda zone për 3-0. Salah u zgjua nga gjumi shumë vonë, ku rrezikoi bukur, por pa sukses. Ishte minua e 73-të kur Mohamed Salah rrëzohet në zonë dhe fiton penallti. Nga e pika e bardhë ishte i saktë Salah që shënoi për 3-1.
Rusia arriti ta mbylli ndeshjen me një fitore tepër të rëndësishme duke hedhur një hap në suksesin e saj të Botërorit për turin e ardhshëm atë pas gurpeve.



