
Transferimi i talentëve në ‘’ Camp Nou ‘’ mbetet një ndër prioritetet e Barcelonës gjatë verës.
Hansi Flick gëzon mbështetjen e Joan Laportas, edhe pse siç dihet problematikat në aspektin ekonomik janë të theksuara. Andreas Schjeledrup është objektivi i rradhës i cili po bën paraqitje dinjitoze tek Benfika.
21 vjeçari ka treguar pjekuri dhe profesionalizëm gjatë sfidave dhe përpjekjet e bëra tashmë janë shpërblyer me interesin e gjigandëve të La Ligas dhe jo vetëm.
Norvegjezi njihet për aftësitë në driblime, është shumë i shpejtë dhe i rrezikshëm në zonat e ngushta, sidomos në duelet një kundra një.
Mënyra se si luajnë ‘’ Blaugranët ‘’ është duhura për Andreas Schjeledrup i cili pëlqehet shumë nga drejtori sportiv Deco.
Ndërkohë duhet shtuar fakti se drejtuesit e luzitanëve ndër vite kanë tentuar qëndrimin e talentëve në ‘’ Estadio da Luz “ dhe pritet një lloj rezistence edhe për nxënësin e Jose Mourinhos.
4 gola dhe 3 asiste në 26 sfida numëron lojtari nga Bodo në sezonin aktual i cili ka rikonfirmuar në secilën prej tyre cilësitë e padiskutueshme.



