Kërkohet përsëritja e ndeshjes Francë-Zvicër, mblidhen 240 mijë firma

Kërkohet përsëritja e ndeshjes Francë-Zvicër, mblidhen 240 mijë firma

Zvicra bëri një arritje të madhe në Europianin e këtij viti, teksa eliminoi në fazën e 1/8-ve Francën, pas penaltive, pasi ndeshja ishte mbyllur në barazim 3-3. Nga ruleta e penalltive, helvetët u treguan më të saktë, duke i shënuar te pesta penalltitë, ndërsa për Francën gaboi Mbappe, gjuajtja e të cilit u prit nga portieri Sommer. Megjithatë në Francë tashmë kërkohet përsëritja e ndeshjes.

Tifozët e “gjelave” pretendojnë se te penalltia e gjuajtur nga Mbappe, portieri Sommer nuk ishte në vijën e portës dhe për këtë arsye ajo duhej përsëritur. Për shkak se kjo nuk u bë nga gjyqtari në atë moment, tashmë tifozët kërkojnë përsëritjen e ndeshjes, raporton “RTL Sport”. Madje në Francë është nënshkruar edhe një peticion, ku janë mbledhur plot 240 mijë firma përmes faqes “Les Lignes Bougent” për përsëritjen e sfidës.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy