Barcelona nuk dorëzohet për Kessie

Barcelona nuk dorëzohet për Kessie

Barcelona vijon tepër e sigurtë me planin për të transferuar Franck Kessien në ‘’ Camp Nou ‘’.

Afrikani besohet se do ta ketë të ardhmen larg ‘’ San Siros ‘’ sepse koha kalon dhe ende nuk e ka gjetur gjuhën e përbashkët me Milanin për rinovimin e kontratës dhe në Katalunjë shpresohet në arritjen  e akordit.

 Spanjollët mund ta bëjnë të tyrin me parametër zero për faktin se ishi i Atalantës e finalizon kontratën në fundin e sezonit, operacion që sipas ‘ Sport ‘ mund ta ketë shumë shpejt fundin e lumtur edhe pse asnjëherë nuk është konsideruar si prioritet për Xavi Hernandezin .

Pavarësisht se është një lojtar me shumë vlera për ‘’ Djallin ‘’ dhe një ndër më të mirët e Serisë A prej vitesh , Franck Kessie mund të jetë përballë sezonit të fundit në Scudetto .

Që nga 2017-ta italianët janë ndierë shumë të privilegjuar  për arsye se Franck Kessie ka rezultuar gjithmonë konstant  duke e ndihmuar Milanin të kualifikohet për në Champions League por pretendimet e  25 vjeçarit pothuajse i kanë shkaktuar dorëzimin milanistëve dhe  Barcelona mund të ketë shansin për ta transferuar shumë shpejt perlën e mesfushës .

 Me rëndësi për tu përmendur janë edhe statistikat e Franck Kessies gjatë këtyre sezoneve me gjigandët e Serisë A i cili në 205 sfida , ka shënuar 35 gola dhe ka asistuar në 16 raste për shokët e skuadrës duke treguar se pak e nga pak është shëndërruar në një referent të rëndësishëm dhe gjithashtu një garanci më tepër në prapavijë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy