Bologna nuk ka vonuar për të gjetur pasuesin e trajnerit të larguar, Sinisa Mihajlovic.
Klubi italian, ka zyrtarizuar ditën e sotme Thiago Mottan. Me marrëveshjen e arritur prej ditësh, vetëm sot ka ardhur komunikimi nga klubi italian.
Si futbollist, Thiago Motta ka luajtur me ekipe të mëdha si Barcelona, Inter dhe PSG, karrierë si trajner e nisi te PSG U-19, për të vijuar te Genoa dhe Spezia. Bologn është stacioni i tretë i 40-vjeçarit në Serinë A.



