
Kalimi në Paris po vijon ti shkaktojë shumë probleme mesfushorit Georginio Wijnaldum . Të jesh pjesë e një ekipi si Paris St Germain ka nga mbrapa një presion shumë të madh sepse është i ndërtuar për të triumfuar në çdo kompeticion , fakt që hollandezi nuk po mundet ta përballojë .
Humbja e vendit në 11- shen e formuar nga Mauricio Pochettino e orienton drejt një largimi nga ‘’ Parque de Prince “ dhe sipas ‘’ Footballinsider ‘’ , Newcastle ka kërkuar rikthimin e 31 vjeçarit në ‘’ St James Park ‘’ .
Ylli i kombëtares së ‘’ Tulipanëve ‘’ e ka anashkaluar menjëherë interesin e bardhezinvje pavarësisht se janë në kushtet e arritjes së çdo objektivi të Eddie Howes duke e justifikuar refuzimin me faktin pretendon transferimin tek një klub elite për të qenë në ndjekje të vazhdueshme të titujve të rëndësishëm . ‘’ Las Urracas ‘’ përjashtohen nga kjo pistë aq më tepër në sezonin aktual në të cilin synojnë vetëm mbijetesën me objektivin e shkruajtjes së historisë në atë vijues.
Francezët tronditën Barcelonën në merkaton e kaluar verore duke fituar garën për një lojtar shumë të suksesshëm tek Liverpooli i cili e ka zhgënjyer Mauricio Pochettinon dhe ka qëndruar në prapavijë për një kohë të gjatë .
Gjithsesi për ishi-n e Psv Eindhovenit situata pritet të ndryshojë dhe ndoshta shumë shpejt mund të shfaqet drita në fundin e tunelit dhe ja vlen të ritheksohet se kushti i vetëm është përfaqësimi i një skuadre elite.
Vetëm 3 gola në 24 ndeshje të shoqëruara me një lojë të dobët janë pothuajse asgjë për Paris St Germain dhe e përforcojnë largimin e Georginio Wijnaldum por pikpyetja lidhet me destinacionin që mund të zgjedhë një ndër objektivat që Barcelona nuk e arriti asnjëherë .



