Chelsea, gjen mbrojtës tek Rayo Vallecano

Chelsea, gjen mbrojtës tek Rayo Vallecano

 Përforcimi i prapavijës vijon të jetë një prioritet për trainerin e Chelseat Xabi Alonso.

Ishi i Bayer Leverkusenit do të ketë një sfidë të vështirë duke qenë se tek anglezët presioni është shumë i madh dhe gabimet kushtojnë shtrenjtë. 

Objektivi i rradhës aktivizohet tek Rayo Vallecano. Flitet për Pep Chavarrian, një lojtar cilësor në prapavijë. 

Për 28 vjeçarin presidenti Raul Martin Presa e dha sinjalin duke refuzuar 9 milionë euro plus bonuse dhe pas kësaj situate Todd Boehly e ka rritur stekën. 

Tashmë 15 milionë euro është oferta e amerikanit edhe pse sipas Fabrizio Romanos klauzola për prishjen e kontratës i arrin 50 milionë eurot. 

Pep Chavarria do të jetë i lidhur me ‘’ Rayistas ‘’ deri në 30 qershorin e 2030 tës i cili sezonin e shkuar u aktivizua në 2681 minuta të ndara në 44 sfida. 

Momentalisht vlera e kartonit i arrin 10 milionë eurot, shifër jo problematike për numrin një të ‘’ Bluve të Londrës ‘’.  

Xabi Alonso e ka treguar edhe tek ‘’ Aspirinat ‘’ se çfarë është i aftë të bëjë por edhe tek ekipi i dytë i Real Sociedadit me të cilin fitoi kampionatin. 

Tashmë dyert e ‘’ Stamford Bridges ‘’ janë hapur për lojtarin nga Figueras, i cili nëse do të vendosë për Premier Leaguen do të ishte eksperienca e parë jashtë Spanjës. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy