
Eksperienca shumë e mirë e Ruben Vargas tek Sevilla po shoqërohet me interesin e një klubi të rëndësishëm, sidomos në Itali.
Bëhet fjalë për Milanin dhe traineri Massimilliano Allegri i ka kërkuar drejtuesve të japin maksimumin për ta transferuar gjatë merkatos vijuese në ‘’ San Siro ‘’.
Përveç ‘’ Djallit ‘’ është edhe Villareali një kandidat që mund të përfitojë shërbimet e 27 vjeçarit, për të cilin andaluzët pretendojnë të arkëtojnë rreth 18 milionë euro.
Largimi ose jo nga ‘’ Sanchez Pizjuan ‘’ është shëndërruar në një ndër temat kryesore në përditshmërinë e spanjollëve, duke qenë se Ruben Vargas vijon të jetë shumë i rëndësishëm në skemat e Matias Almeydas.
Ndërkohë, duhet theksuar se interesi i një ekipi si Milani demostron një vlerësim për çdo lojtar dhe ndoshta Ruben Vargas mund të vendosë shumë shpejt që ti japë fund eksperiencës me ‘’ Los Rojiblancos ‘’.
Për momentin nxënësi i trainerit argjentinas po e analizon me kujdes hapin e rradhës dhe duhet thënë se e ka të gjithë kohën në dispozicion për të vendosur.



