Dinamo kërkon kthesën ndaj Skënderbeut, Devolli: Loja e mirë më bën optimist

Dinamo kërkon kthesën ndaj Skënderbeut, Devolli: Loja e mirë më bën optimist

Dinamo nuk njeh fitore prej disa ndeshjesh radhazi dhe do të kërkojë kthesën ditën e nesërme ndaj Skënderbeut në Korçë. Në prag të kësaj sfide, para mediave ka folur trajneri i bluve, Bledar Devolli.

Ky i fundit u shpreh optimist për një rezultat pozitiv, ndërsa shtoi se i jep shpresa loja e treguar në pjesën e dytë me Vllazninë.

E rëndësishme është që po luajmë mirë. Kjo më bën optimist sepse duhet ta nisim nga pjesa e dytë ndaj Vllaznisë, që ekipi ka forcë dhe ka cilësi, shkojmë te porta dhe duhet të bëjmë ato gjëra si ndaj Vllaznisë, nëse i bëjmë besoj se edhe kthesa e pikët do të vijnë.

Nesër është ndeshje shumë e vështirë ndaj një Skënderbeu që di të luajë futboll dhe në fushën e vet janë shumë të fortë. Kam frikë terrenin sepse mund të jetë i vështirë, kemi punuar mirë dhe me qetësi këtë javë dhe shpresojmë që nesër të na shpërblehet ky mund.

Do të doja të ishte një ndeshje me pozita të kundërta si ne si Dinamo dhe Skënderbeu që i ka dhënë tonin futbollit shqiptar apo edhe një qytet si Korça.

Këto janë kushtet dhe duhet të fitojmë nesër ndërkohë që i japim një ‘grusht’ rivalit tonë direkt dhe të shohim vetëm përpara. Kemi dy mungesa si Imami dhe Reginaldo që shpresoj t’i kemi javës tjetër.

Pjesa tjetër është në rregull, Maliqi dhe Simoni janë rikthyer në grup dhe nesër të bëjmë atë lojë që kemi bërë në stërvitje dhe me pak fat të vijë rezultati.

Mua nuk më shqetësojnë zërat fare, shoh punën dhe skuadrën time, por nuk do të ishte mirë në këtë situatë ku jemi dhe për ekipin. Jam besimplotë që çdo gjë do të shkojë në rregull.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy