Tuchel deklaron lojtarët e padëshiruar

Tuchel deklaron lojtarët e padëshiruar

 Tentativat e shumta për të përforcuar skuadrën e kanë detyruar Chelsean për të deklaruar lojtarët që janë me një këmbë larg ‘’ Stamford Bridge ‘’ .  Sezoni intensiv që po realizojnë ‘’ Blutë e Londrës ‘’ i ka lënë për të kuptuar numrit një të pankinës  Thomas Tuchel se cilët janë elementët që  nuk do të jenë nën urdhërat e gjermanit për sezonin vijues . 

Peticioni i manjatit rus Roman Abramovich është i qartë . Për afrimin e lojtarëve cilësorë gjatë verës  kryeqytetasit duhet me patjetër të shesin disa të tjerë .  Lista starton me portierin Kepa Arrizabalaga . Blerja e spanjollit në gushtin e 2018- tës nga Athletic Bilbao u konsiderua si më e shtrenjta në historinë e  Chelseat  në rastin e një portieri .  Peripecitë e shumta të  përjetuara nga gjigandët e Premier Leagues kanë shkaktuar marrjen e vendimit për ti dhënë fund aventurës me këtë skuadër .

 Së dyti është bashkombasi i tij Marcos Alonso  etapa e të cilit mund të quhet e përfunduar . Këtij vendimi i bashkangjitet rendimenti i vakët gjatë sezonit aktual i cili nuk krijon idenë e një të ardhmeje të ndritur për 30 vjeçarin .

 Situata për Emerson Palmierin është disi ndryshe . Në adresë të brazilianit kanë mbërritur oferta tepër interesante . Juventusi me Interin do të masin seriozisht forcat për ta transferuar anësorin në Serinë A   . Gjigandët italianë kanë ofruar shumën e 20 milionë eurove për lojtarin e lindur në Santos të cilit i mbetet zgjedhja përfundimare gjatë merkatos së verës .

Diçka e njëjtë po ndodh është me Christian Pulisic.  Amerikani nuk ka mundur të bindë Thomas Tuchel dhe zërat e fundit e lidhin me një rikthim të mundshëm në Bundesligë , kampionat në të cilin vazhdon të pretendohet .

Lista mbyllet me golashënuesin Olivier Giroud .  Pavarësisht se kontributi i tij ka rezultuar shumë i vyer në të shumtat e rasteve  Thomas Tuchel mbetet shumë i qartë në idenë se tek Chelsea duhet një ndryshim total për ti paraprirë sezonit vijues i cili parashikohet se do të jetë shumë kompetitiv dhe me të papritura .

 

                       

 

                 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy