
Mirlind Daku, vazhdon të shënojë pa u ndalur në Rusi, me fanellën e Rubin Kazan.
Sulmuesi i Shqipërisë, ishte sërish vendimtar me gol, në barazimin 1-1 ndaj Sochi.
Daku shënoi golin e vetëm për Rubin Kazan, në minutën e 22-të.

Për 26-vjeçarin, goli i sotëm, është i 10-ti sezonal në kampionatin rus.
Sulmuesi duket në formë të shkëlqyer para Europianit, aty ku do të jetë me Shqipërinë.



