Chelsea synon qëndrimin e Lukakut

Chelsea synon qëndrimin e Lukakut

  Huazimi i Romelu Lukakut tek Interi , sipas britanikes ‘ Daily Mail ‘ po e bind trainerin Graham Potter për ripërfshirjen e sulmuesit në projektin ambicioz të Chelseat .

Në etapën e dytë tek londinezët , belgu nuk i përmbushi pritshmëritë dhe kryeqytetasit e huazuan tek zikaltërit, lojtar që e ka rigjetur veten tek italianët.

Mirëpo drejtuesit e anglezëve mendojnë ndryshe nga 29 vjeçari i cili ka deklaruar prej kohësh se dëshiron vijimin e eksperiencës me ish kampionët e Scudettos, të cilët janë të vetëdijshëm për potencialin e golashënuesit .

Problemi i Interit është se nuk disponon të ardhurat e mjaftueshme për ta blerë të ashtuquajturin ‘’ Bualli ‘’ dhe kuptohet qartazi se në fundin e sezonit është e sigurtë se Romelu Lukaku do të rikthehet në Londër dhe më pas të merret një vendim definitiv për të ardhmen e një ndër sulmuesve më të rrezikshëm në qarkullim.

Sigurisht e kaluara e ndihmon për të qenë më i qartë në vendimarrje dhe arrihet qartësisht në konkluzionin se zgjidhja më e mirë është qëndrimi në ‘’ Giusseppe Meazza ‘’.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy