
Milani ka rikuperuar mbrojtësin Simon Kjaer. Danezi ishte jashtë për më shumë se një muaj, por duket se e ka kaluar dëmtimin.
Lojtari është stërvitur me pjesën tjetër të grupit dhe do të jetë i gatshëm për sfidën e radhës në kampionat, atë ndaj Atalantës.
Kjaer vjen në momentin e duhur për Milanin, pasi kuqezinjtë nuk kishin mbrojtës qendre, për shkak të dëmtimeve të Kalulu dhe Thiaw, që detyruan Piolin që të aktivizojë në atë pozicion mbrojtësin e krahut, Theo Hernandez.



