Trajneri Ilir Daja, do të vazhdojë në drejtimin e Ballkanit, pavarësisht rezultateve aspak pozitive në vitin 2024.
Skuadra nga Suhareka rrezikon vendin e parë në renditje, por kjo nuk i ka shqetësuar drejtuesit.
Këta të fundit, kanë vendosur të rinovojnë kontratën me trajnerin Ilir Daja, deri në vitin 2026.
Kjo është bërë e ditur nga vetë klubi i Ballkanit, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.



