Zyrtare/ Mesfushori i Juventusit pranon fajësinë për bastet sportive, pezullohet 7 muaj

Zyrtare/ Mesfushori i Juventusit pranon fajësinë për bastet sportive, pezullohet 7 muaj

Mesfushori i Juventusit, Nicolo Fagioli, është pezulluar për 7 muaj nga futbolli. Lojtari akuzohej për përfshirje në vendosjen e basteve.

22-vjeçari ka pranuar akuzat dhe ka arritur akordin me Prokurorinë Federale, për dënimin.

Fagioli është pezulluar për 7 muaj nga futbolli dhe do i nënshtrohet një terapie, pasi ka varësi ndaj basteve sportive, e cila i ndalohet futbollistëve.

Komunitata e Federatës Italiane:

Prokuroria Federale ka arritur një akord me futbollistin Nicolo Fagioli si rrjedhojë e të cilit do të jetë i ndëshkuar me një skualifikim prej 12 muajsh, 5 nga të cilët të transformuar në dënime alternative, si dhe një gjobë prej 12500 eurosh, për thyerjen e nenit 24 të Kodit Sportiv që ndalon mundësinë e vendosjes së basteve mbi aktivitete futbollistike të organizuar nga FIGC, UEFA dhe FIFA.

Sa u përket dënimeve alternative, Fagioli duhet të marrë pjesë në një plan terapeutik që zgjat minimalisht 6 muaj dhe në një cikël prej të paktën 10 takimet publike, që të zhvillohet në harkun kohor prej 5 muajsh, pranë shoqatave sportive amatore, qendrave federale territoriale, qendra për rikuperimin ndaj varësisë ndaj kumarit, sipas udhëzimeve e programit të vendosur nga FIGC.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy