Trajneri i Vllaznisë, Migen Memelli, pas ndeshjes ku Vllaznia fitoi ndaj Skënderbeut, refuzoi të flasë për sfidën.
Për MCN TV, Memelli dha lajmin e keq, ku deklaroi se vajza e drejtorit të Vllaznisë, Alban Hasani, po lufton me jetën dhe refuzoi të flasë për ndeshjen.
Më duhet të jap një lajm jo të mirë për të gjithë ne. Nuk mundem të bëj analizën e ndeshjes, kam shumë ngarkesë. Vajza e mikut tonë, Alban Hasanit, po lufton me jetën dhe në këto kushte kemi shumë ngarkesë psikologjike dhe më duhet të largohem.



