Kona: Lojtarët në Kombëtare nuk luajnë në rolet e tyre, Reja e ka ndeshjen e fundit sot

Kona: Lojtarët në Kombëtare nuk luajnë në rolet e tyre, Reja e ka ndeshjen e fundit sot

Gazetari Tami Kona, duke folur për situatën e Kombëtares, në emisionin “SportZone” në MCN TV, u shpreh se Shqipëria ka shumë lojtarë, por shtoi se ata nuk aktivizohen në rolet e tyre.

Referuar deklaratës së Rejës për Brojën, Kona shtroi pyetjen, se ku mund të luajë Broja më lart se Chelsea.

Në lidhje me atë që tha Hysaj, ai u shpreh se duhet të mbahej brenda skuadrës dhe jo të thuhej në media.

Kona deklaroi gjithashtu se ndeshja e sotme me Islandën, do të jetë e fundit për trajnerin Edoardo Reja.

Situata nuk mund të jetë më e mirë. Kemi dalë nga gara. Ndeshja që e kishim vendimtare ishte ajo me Izraelin, ku bëmë një ndeshje për tu harruar. Ka një problematikë, e cila nuk e ka zanafillën te kjo ndeshje. Po fliten shumë skema dhe gabimet. Kritikat pas një edicioni, ku futemi për diçka dhe nuk e marrim, sigurisht që do e bëjmë analizën. E para duhet të fillojë nga trajneri. A do jetë ky trajneri që do na udhëheqë për një edicion më lart?! Duhet bërë një analizë, se kush janë faktorët që na sollën këtu. Kishim mungesa dhe për shkak të mungesave, improvizuam lojtarët në disa role. Nuk themi dot që nuk kemi futbollistë.

Ka ikur koha, kur në Kombëtare shikojë lojtarë nga Bundesliga 2. Krenoheshim për ta që luanin aty. Tani kemi futbollistë nga Serie A, apo nga Chelsea. Edhe futbollistë që luajnë në kombëtare si Spanja, Italia apo Portugalia, nuk japin 100% siç japin në klubet e tyre.

Këta janë futbollistët tanë. Nuk mund të pajtohem me kapitenin, që thotë se disa lojtarë nuk e ndjejnë fanellën. Kjo duhet të mbetet brenda familjes aty.

Marrim një trajner të huaj, sepse kërkohet një anë profesionalizmi. Pas një ndeshje, mund të na thotë pak nga ato që nuk shkojnë. Nuk është vetëm pjesa e mungesave. Në Kombëtare emrat janë. Kemi fat të madh që kemi Uzunin, që vjen nga Granada. Vjen Broja nga Chelsea.

Nuk mendoj se kemi vuajtur nga skema. Po vuajmë, se lojtarët nuk luajnë në rolin e tyre natyral. Kaq e vështirë është që kjo Shqipëri për kaq vite të mos gjejë dot një mbrojtës të majtë. Pas ikjes së Agollit, Shqipëria ka vuajtur. U provua Trashi, i cili u hoq pas largimit në një kampionat të largët.

Jemi në një moment që kemi lojtarë. Uzuni bëri punën e tij. U shpall më i miri në La Liga2. Nuk e kemi luksin, që lojtarët të vijnë dhe të luajnë në role jo natyrale për ta. Trajneri e ka një strategji të vetën, por kur flet për Brojën dhe thotë se duhet të rritet akoma, nuk e kuptoj dot. Më shume se Chelsea, ku duhet të shkojë Broja që t’i mbushet mendja. Uzuni ishte te Laçi dhe sa u largua, u mor në Kombëtare. Nuk mund të vinte Bitri në vendin e Ajetit?!

Trajneri Reja e ka ndeshjen e fundit sot. Unë bashkohem me deklaratën e Shytit, që trajneri i Kombëtares, nuk mund të jetë 3 herë më shumë se lojtarët në moshë. Ekipi kombëtar sot duhet të bëjë punën e vet. Nuk e kemi leksion që lojtarët të mos luajnë në rolet e tyre.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy