
Pas ndeshjeve të fundit të “play off” në Champions League, është bërë edhe ndarja e skuadrave, për shortin që do të hidhet ditën e sotme duke filluar nga ora 18:00.
Një prej skuadrave që rrezikon shortin më të vështira se të gjitha është Milani. Kuqezinjtë janë vendosur në vazon e katërt. Për shkak se nuk marrin pjesë në këtë kompeticion prej vitesh, koeficient i Milanit ka rënë dhe tashmë rrezikon një short të vështirë.
Në vazon 1 bëjnë pjesë skuadra si: Chelsea, Villarreal, Atletico Madrid, Manchester City, Bayern Munich, Inter, Lille dhe Sporting CP.
Vazo 2 mund të quhet edhe si më e vështira, pasi aty bëjnë pjesë skuadra si: Real Madrid, Barcelona, Juventus, Manchester United, Paris Saint-Germain, Liverpool, Sevilla dhe Borussia Dortmund.
Në vazon 3 ndodhen: Porto, Ajax, Shakhtar Donetsk, RB Leipzig, RB Salzburg, Benfica, Atalanta dhe Zenit Saint Petersburg.
Vazo 4 ka skuadrat me koeficient të ulët si: Besiktas, Dynamo Kyiv, Club Brugge, Young Boys, AC Milan, Malmo, Ëolfsburg dhe Sheriff Tiraspol.



