
Ish-lojtari i Kombëtares, Roland Luçi, në emisionin “SportZone” në MCN TV, komentoi largimin e trajnerit Thomas Brdaric, nga drejtimi i Vllaznisë. Sipas Luçit, pas largimit të Luçit, tani te Vllaznia fillojnë allishverishet.
Ish-futbollisti shkodran, deklaroi se Brdaric si i huaj nuk i pranonte këto te Vllaznia dhe prandaj vendosën ta largojnë
Me largimin e Brdaric, tani mendoj se do të fillojnë allishverishet. Shpresoj shumë që të mos jetë kjo. Por mendoj me Brdaric nuk i pranonte këto dhe vendosën ta largojnë. Me largimin e Brdaric, nuk ishte arsyeja e rezultateve. Nëse ndodh sërish siç ndodhi ndaj Egnatias, atëherë konfirmohet kjo.
Ndaj Tiranës, ndikuan edhe gabimet e arbitrit. Humbja ishte aksidentale. Xhaferri ishte i pa detyruar për ta hedhur hapin për largimin e Brdaric. Rrogën do ia paguajnë deri në fund të sezonit. Kam frikë se në klub mund të kenë filluar klanet e brendshme, lufta me njëri-tjetrin.
Ndaj Spanjës, më ngrohu ekipi kombëtar. Ne guxuam. Jo vetëm që u mbrojtëm mirë, por edhe krijuam rrezikshmëri.



