
Prej javësh dihej që e ardhmja e Andreas Christensen do të ishte larg ‘’ Stamford Bridges ‘’ dhe me kalimin e ditëve kjo temë është sqaruar tashmë .
Danezi ka marrë një vendim dhe sipas ‘ Sport ‘ lidhet me një ‘ po ‘ ndaj Barcelonës duke ia shtuar buzëqeshjet katalanasve .
Përpjekjet e drejtuesve i kane dhënë frytet pavarësisht se kundërshtimet e Chelseat janë shumë të natyrshme por tanimë nuk kanë asnjë rëndësi sepse duket se 25 vjeçari ka vendosur të udhëtojë drejt ‘’ Camp Nout ‘’ në përfundimin e sezonit.
Problematikat e ‘’ Los Cules ‘’ në mbrojtje etiketohen si shqetësimi kryesor prej shumë kohësh por ishi i Borussia Monchengladbahut besohet se do të gjenerojë fillimin e ndryshimit të pritur dhe ta harrojnë përfundimisht të kaluarën .
Dëmtimet e Gerard Piques dhe Ronald Araujos shtuar këtu edhe rendimentin e dobët të Samuel Umtiti-t dhe Clement Lenglet e bëjnë të domosdoshëm këtë transferim dhe përgjigjja e Andreas Christensen si duket do ti qetësojë disi spanjollët pavarësisht se i mbetet akoma për tu përmirësuar .
Diferenca në këtë histori është se Barcelona duhet të presë verën sepse realizimi i këtij operacioni nuk arriti ta ketë fundin e lumtur në janar por deklarata e nordikut perceptohet si një avantazh shumë i madh për të ardhmen e repartit më delikat të saj.



