Luiza Gega: Ministria e Arsimit dhe Sportit nuk më ka dhënë shpërblimin, s’ndalem me kaq

Luiza Gega: Ministria e Arsimit dhe Sportit nuk më ka dhënë shpërblimin, s’ndalem me kaq

Atletja shqiptare, Luiza Gega, ka akuzuar Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, se nuk i ka dhënë shpërblimin.

Nëpërmjet një postimi në profilin e saj, Gega shkruan se Ministria nuk i ka dhënë shpërblimin, për një aktivitet ku atletja nuk ka kryes kontrollin për doping.  

Atletja kërkon nga institucionet të marrë atë që meriton, ndërsa shton se nuk do ndalet me kaq.

Sot e nisëm ditën me doping control. Në fakt, shumë po shumë ditë të vitit janë të tilla ku që në pikë të mëngjesit je i detyruar të bësh gjak dhe urinë. Kam që në 2023 që jam në këtë sistem dhe më pëlqen fakti sepse vërtetë dua t’u tregoj qoftë të gjithë sistemeve apo qoftë dhe të rinjve që gjërat e mëdha arrihen dhe duke punuar fort.

Dhe me gjithë respektin nuk ka asnjë sportist në historinë e Shqipërisë të ketë kryer kontrolle aq sa kryej unë brenda gare dhe jashtë gare. Dhe si për çudi dje marr vesh që Ministria e Arsimit dhe  Sportit nuk më jep shpërblim për një aktivitet ku nuk paska patur kontroll, ku sportisten nuk e dinë nëse ka apo s’ka kontroll, por detyra jonë është të jemi gati sa herë na kërkojnë për të bërë kontroll.

E di çfarë më vjen keq? Që kam gjithë jetën time që investoj dhe vetëm dy vitet e fundit me ndryshimet e (VKM) kam arritur të marr diçka, sigurisht me djersën time asgjë po asgjë të falur. Edhe këtu gjithmonë gjejnë formë për të bezdisur.

Aq më tepër që jam në vitin më të rëndësishëm, vitin Olimpik. Por për fat të keq askush nuk e kupton rëndësinë e këtij viti. Unë nga institucionet përkatëse për të më thënë “Bravo”, kam nevojë që të më japin atë që më takon dhe të përpiqen më shumë për sportin. Faleminderit, nuk do ta lë me kaq.”, shkruan Luiza Gega.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy