
Interi nuk shkoi më shumë se barazimi 2-2 ndaj Bologna-s në shtëpi, në ndeshjen e vlefshme për javën e tetë në Serie A.
Zikaltërit e nisën mirë ndeshjen, duke shënuar dy gola të shpejtë me Accerbi në minutën e 11-të dhe Lautaro Martinez në minutën e 13-të.
Megjithatë miqtë ia dolën të rikuperojnë. Në minutën e 19-të, ishte Orsolini që shënoi me penallti dhe ngushtoi diferencat, ndërsa në fillimin e pjesës së dytë, Zirkzee barazoi shifrat.
Me këtë barazim Interi mbetet në vendin e parë me 19 pikë, 1 më shumë se ndjekësit e Milanit, që në mbrëmje përballen me Genoa-n në transfertë.



