Zëvendësuesit e mundshëm të Piques

Zëvendësuesit e mundshëm të Piques

 Drejt varjes së këpucëve në gozhdë dhe me një karrierë brilante mbi supe, e cila i ka mundësuar shumë tituj, Barcelona ka filluar të planifikojë zëvëndësuesit e Gerard Piques.

E sigurta e kësaj historie është se ‘’ Los Cules ‘’ do ta kenë shumë të vështirë për ta gjetur opsionin e duhur i cili për më tepër duhet të përshtatet me filozofinë e lojës së  Xavi Hernandez.

 Ekonomia e konsiderohet ende në kushte  jo optimale pavarësisht se drejt ‘’ Camp Nout ‘’ kanë udhëtuar emra si Aubameyang, Paco Alcacer dhe Adama Trarore .

Përgjithësisht prapavija ka rezultuar reparti më i dobët i kuq e bluve pavarësisht se prej shumë vitesh nuk është vënë aq shumë re për arsye të bashkpunimit të shkëlqyer të mesfushës dhe sulmit që i kanë shëndërruar spanjollët ndër ekipet më të shquara të historisë së futbollit.

 Aktualiteti flet ndryshe sepse katalanasit kanë humbur shumë nga e  kaluara por vijojnë të guxojnë drejt  përmirësimit.  Janë tre alternativat e strategut  që ndodhet  në një situatë të vështirë dhe pikërisht kjo është një provë zjarri për ish-in e ‘’ La Furia Rojas ‘’.  

Matthijs de Light lideron listën e gjatë të Barçës dhe një favor për këtë skuadër  është se  ishi i Ajaxit me kohë e ka deklaruar se nuk e shikon të ardhmen tek Juventusi. 

Edhe pse ‘’ Zonja e Vjetër  ‘’  parashikohet se do të kërkojë një shumë të majme  për qëndërmbrojtësin , Joan Laporta ka besimin se mund ta bindë për të përfaqësuar kuq e blutë . Pas tij është Sven Botman .

Bashkombasi i ishi-t të Ajaxit prej kohësh pretendohet edhe nga  Milani dhe Newcastle , Sevilla dhe Juventusi dhe përfshirja e Barcelonës ia shton emocionet kësaj historie të cilën ja vlen ta ndjekësh deri në fund. As emri i Diego Carlos s’kishte si të mungonte prapavijës.

Braziliani mund ti rezultojë më i lirë në krahasim me Matthijs de Light  por këmbngulja e ‘’ Las Urracas ‘’ parashikohet se do ti mbajë në tension spanjollët sepse janë shumë më të avantazhuar nga pikëpamja ekonomike por as që i afrohen në aspektin sportiv.  

Këto alternativa konceptohen tejet të ndërlikuara por tani më shumë se kurrë  ‘’ Blaugranët ‘’ duhet të rrezikojnë sepse koha  kalon shpejt dhe vigjilenca duhet të jetë tepër e lartë në përzgjedhjen e elementëve të duhur dhe transferimin e tyre në Katalunjë .

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy