Roma zyrtarizon Dybalan

Roma zyrtarizon Dybalan

Fati vijon ti buzëqeshë Romës , ekip që ka arritur një akord shumë të rëndësishëm .

‘’ Verdhekuqtë ‘’  kanë firmosur me Paulo Dybalan me parametër zero , kontrata e të cilit me Juventusin përfundoi në 30 qershorin e kaluar.

Jose Mourinho do të ketë nën urdhërat e tij një ndër lojtarët më shembullorë të Scudettos në vitet e fundit , tek një Romë që surprizoi në sezonin e kaluar në Uefa Conference League. 

‘’ La Joya ‘’ do të përfitojë 6 milionë në sezon deri në vitin 2025 dhe s’duhet anashkaluar fakti se kryeqytetasit do të jenë një ndër rivalët më të frikshëm si në Serinë A ashtu edhe në Europë .

Figura e ‘’ The Special One ‘’ imponon respekt maksimal dhe frikson çdo kundërshtar dhe me një lojtar si Paulo Dybala , ofensiva e Romës shëndërrohet në një kërcënim serioz.

Mbetet për tu parë se sa i aftë do të jetë traineri luzitan për të qëndruar në të njëjtin stad dhe favori i 59 vjeçarit  është se e njeh shumë mirë rrugën drejt suksesit , objektiv që e arriti me  një ekip i cili prej  shumë vitesh kishte mbetur në vendnumëro në lidhje me trofetë  .

Paulo Dybala është larguar nga ‘’ Allianz Stadium ‘’ pas një eksperience shtatë vjeçare të finalizuar me shumë tituj të rëndësishëm dhe duhet parë se si do të adaptohet në ‘’ Olimpico ‘’, atje ku e pret një sfidë tepër emocionuese, tek një ekip që pak e nga pak po rikuperon vlerat e humbura nën drejtimin e një gjigandi të trainingut.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy