
Shqipëria luan ditën e sotme duke filluar nga ora 20:45, me Anglinë në stadiumin mitik "Wembley", në sfidën e vlefshme për kualifikueset e Botërorit Katar 2022. Ndonëse shanset për vendin e dytë janë shumë të vogla, kuqezinjtë e Rejës besojnë te mrekullia, prandaj sot do të provojnë të bëjnë surprizën e madhe.
Pritet një sfidë e luftuar nga fillimi në fund, me skuadrat që duan të marrin maksimumin. Anglia vjen si favorite absolute në këtë sfidë.
Pak minuta para fillimit të ndeshjes, është publikuar edhe formacioni zyrtar, me të cilin Shqipëria do të startojë ndaj Anglisë.
Në portë do të luajë Strakosha, ndërsa mbrojtja përbëhet nga, Hysaj, Kumbulla, Ismajli, Veseli dhe Trashi. Në mesfushë Gjasula, Bare dhe Bajrami, ndërsa sulmi përbëhet nga Uzuni dhe Cikalleshi.



