
Zërave të kohëve të fundit për një largim të mundshëm të Victor Osmihen nga Napoli i ka dhënë fund presidenti Aurelio Di Laurentis , i cili ka refuzuar kategorikisht çdo ofertë në drejtim të yllit të sulmit.
Nigeriani i ka lënë mbrapa problemet fizike dhe është shëndërruar në referentin kryesor të ‘’ Il Partenopei ‘’, finalizimet e të cilit e kanë ndihmuar skuadrën e Luciano Spallettit për të vijuar kryesimin e Serisë A.
Deklarata e manjatit Italian është raportuar nga gjermanja ‘ Bild ‘ dhe në fakt pritej një qëndrim i tillë për golashënuesin afrikan.
Momentalisht bardhekatërit nuk hasin asnjë vështirësi në aspektin ekonomik dhe shitja e lojtarëve nuk konsiderohet një prioritet , sidomos kur flitet për një ndër më të mirët e 11-shes së teknikut Italian.
Manchester United ofroi 120 milionë euro për 24 vjeçarin por kreu i presidencës vijon të besojë tek grupi i formuar , i cili nëse s’do të gabojë sigurisht do ta shëndërrojë Napolin në kampionin e ri të Scudettos , trofe të cilin për herë të fundit e fitoi në sezonin 1989-1990.
Ja vlen të ritheksohet se Aurelio Di Laurentis shquhet si një person shumë kokëfortë sidomos kur flitet për elementët më të rëndësishëm të skuadrës së zemrës dhe sigurisht ofertat marramendëse nuk ndikojnë tek vendimet e marra.



