
Në kohët e fundit ofertat tunduese për Vinicius Junior s’kanë munguar dhe tashmë kanë filluar të qarkullojnë zërat se do të largohet nga ‘’ Santiago Bernabeu ‘’.
Një klub në Arabinë Saudite thuhet se është i gatshëm të shpenzojë 350 milionë euro për të marrë shërbimet e brazilianit, një shifër e cila do ta shëndërronte në transferimin më të shtrenjtë në historinë e këtij sporti.
Kontrata e 25 vjeçarit me ‘’ Los Blancos ‘’ vijon të jetë në fuqi por përballë potencialit të klubeve në këtë ligë në aspektin ekonomik pak futbollistë kanë rezistuar.
Ishi i Flamengos po e studion mundësinë e largimit nga Europa, sidomos kur flitet për shifra marramendëse, i cili ka fituar çdo titull të mundshëm me Real Madridin.
Ndër vite Vinicius Junior është konsideruar një ndër më të mirët e spanjollëve dhe me shumë sakrifica ka arritur në këtë stad që është sot.
Pas shtatë sezonesh tek kryeqytetasit nëse historia do të vijojë në të njëjtën linjë nxënësi i Xabi Alonsos mund të provojë veten tek një ligë tejet larg atyre europianeve në aspektin cilësor por në atë ekonomik bën sigurisht diferencën.



